RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

Xhamia “Hëna e Re” shënoi 30 vjetorin e themelimit

xhamia-“hena-e-re”-shenoi-30-vjetorin-e-themelimit

Më 28 janar 2023, në prani të një numri të madh të publikut vendor dhe mysafirëve, dhe me një program të larmishëm , Xhamia “ Hëna e re “ në Kruezlingen të Zvicrës, ka shënuar 30-vjetorin e veprimtarisë së saj.

Në prani të një numri të madhtë besimtarëve u prezantua një program i begatë me lexim të pjesëve nga Kurani Fisnik, ilahive e kasideve si dhe pjesëve artistike.
Një pikë e veçantë padyshim ishte paraqitja e korit të nxënësve të Xhamisë “Hëna e Re”.

Në pika të shkurtra u prezantua ecuria e kësaj xhamie që nga themelimi e deri më sot.
Në këtë manifestim merrnin pjesë autoritete të ndryshme të institucioneve të ndryshme të qytetit të Kreuzlingenit, imam dhe veprimtarë nga Zvicra e nga rajoni, drejtori i sektorit të diasporës në BFI. të Maqedonisë së Veriut, mysafir nga vendlindja etj.

Imami i xhamisë “ Hëna e re “ në Kruezlingen, z. Rejhan ef. Neziri, dhe kryetari i xhamisë z. Besir Halili, iu uruan mirëseardhje të gjithë të pranishmëve, duke veçuar në këtë rast, përfaqësuesit vendorë të shtetit zviceran, krerët dhe përfaqësuesit fetarë nga vendlindja dhe Zvicra.
Në këtë takim mori pjesë edhe drejtor për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i cili mbajti edhe një fjalë rasti.
“Kam nderin dhe kënaqësinë që sot, në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në emër të organeve dhe institucioneve të saj, në emër të Myftiut Naim ef. Tërnava, t’ju drejtohem me një urim e falënderim të veçantë në gëzimin tuaj në këtë manifestim të rëndësishëm dhe të shënuar për ju, për popullatën, mërgimtarët dhe për besimtarët tanë, me rastin e shënimit të tridhjet vjetorit të xhamisë “ Hëna e re “ në Kruezlingen, dhe njeherit edhe njëzet vjetorin e punës dhe aktivitetit të imamit të pa lodhshëm Rejhan ef. Nezirit. Falënderoj përfaqësuesit komunal për prezencën e tyre, duke falënderuar përmes tyre, të gjitha organet e shtetin zviceran që shqiptarëve dhe komuniteteve tjera të cilët jetojnë këtu, ju ofrojnë mundësi dhe kushte për të praktikuar fenë islame,” – tha ndër të tjera Ekrem ef. Simnica.
Në fund, drejtori Simnica në shenjë respekti e bashkëpunimi, ndau një dhuratë emblemën e BIK-ut.
Fjalë rasti patën përfaqësuesit vendorë të shtetit zviceran, përfaqësuesit fetarë nga Zvicra, Maqedonia, si dhe përfaqësuesit e organizatave të ndryshme që ishin ftuar me rastin e shënimit të këtij tubimi. /bislame

Related posts

Popullsia e botës arrin në 8 miliardë

admin

Ushtria izraelite vë në shënjestër tunelet e Hamasit në kufirin mes Gazës dhe Egjiptit

admin

Stuhia dëbores godet Kanadanë, qindra mijëra familje pa energji elektrike

admin