RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Popullsia e botës arrin në 8 miliardë

popullsia-e-botes-arrin-ne-8-miliarde

Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se popullsia e botës ka arritur në 8 miliardë, vetëm 11 vjet pasi ka kaluar 7-miliardëshin.

Pas një rritjeje të shpejtë në mes të shekullit 20, rritja e popullsisë është duke u ngadalësuar, tha OKB-ja.

Sipas saj, mund të duhen 15 vjet për të arritur në 9 miliardë.

OKB-ja tha se nuk pret që shifra prej 10 miliardë banorësh të arrihet deri në vitin 2080.

Numri i njerëzve në botë është vështirë të llogaritet me precizitet dhe OKB-ja pranon se të dhënat e saj mund të mos jenë të sakta për një ose dy vjet.

Rritja më e madhe e popullsisë në 11 vjetët e fundit është shënuar në vendet me të ardhura mesatare, kryesisht në Azi.

Ato janë shtuar për rreth 700 milionë njerëz që nga viti 2011.

India ka shtuar rreth 180 milionë njerëz dhe pritet ta kalojë Kinën si vendi më i populluar në botë, vitin e ardhshëm.

Lindjet kanë qenë në rënie të vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Japoni.

Arsyet për këtë janë të ndryshme – nga ndryshimi i mënyrës së jetesës deri te shqetësimet ekonomike. /rel

Related posts

SHBA-ja këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “menjëherë”

Muhamet Ramadani

Liderët e BE-së mblidhen në Bruksel për të diskutuar emrat e rinj në krye të institucioneve të bllokut! Ursula von der Leyen synon rizgjedhjen për një mandat të dytë 5-vjeçar

admin

Blinken bisedë me ministrat e jashtëm të G7-ës: Irani mund të sulmojë Iz’raelin brenda 24-48 orëve

admin