RTV AHIRETI
Shëndetësi

Xhinxheri dhe mente përshpejtojnë rënien në peshë

xhinxheri-dhe-mente-pershpejtojne-renien-ne-peshe

Shumë njerëzve u duhet të përshpejtojnë metabolizmin, prandaj kanë vështirësi të humbin peshë, pavarësisht dietave.

Duke pasur një metabolizëm të ngadaltë, djegin më pak kalori se normalisht dhe prandaj shëndoshen më lehtësisht.

Pija me xhinxher dhe mente ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit dhe për rrjedhojë rënien në peshë.

Këto janë shenjat e një metabolizmi të ngadaltë:

Shëndoshemi lehtësisht

Pavarësisht dietave e kemi të vështirë të humbim peshë

Tentojmë të mbledhim dhjam rreth belit

Jemi njerëz të ftohtë

Ndjehemi shpesh të lodhur

Mezi zgjohemi në mëngjes

Tretja jonë është e ngadaltë dhe e rëndë

Mund të kemi tendencën e kapsllëkut

Receta e xhinxherit dhe mentes

Për të përgatitur këtë pije ju duhet mente e freskët, një degë, një copë xhinxher i freskët, ose 6 gr xhinxher pluhur, 1 litër ujë dhe stevia për ta ëmbëlsuar.

Përgatitja:

Mjafton ti kalosh në frulator të gjithë këta përbërës dhe më pas e filtrojmë. Mund të pihet e ngrohtë ose e ftohtë. Për të dhënë efektet duhet ta konsumojmë larg vakteve, sidomos në mëngjes esëll. Në këtë mënyrë e nisim ditën me energji dhe gati për të djegur kalori.

Related posts

Epidemia e poliomielitit u shpall në Gaza

admin

Ndalimi i kalorive në tërësi nuk është i domosdoshëm kur provoni të humbni peshë

admin

Pse duhet të konsumoni bajame për shëndetin e flokëve dhe lëkurës?

admin