RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zbulohen rreth 1 milion euro të padeklaruara në pikë-kalimin kufitar Merdare

zbulohen-rreth-1-milion-euro-te-padeklaruara-ne-pike-kalimin-kufitar-merdare

Në një veturë në pikëkalimin kufitar Merdare në hyrje të territorit të Kosovës janë zbuluar rreth 1 milion euro të padeklaruara

Automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X (X-Ray), ku janë identifikuar indikacionet e para për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij. Pas këtyre indikacioneve, Dogana e Kosovës ka kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike.

“Gjatë kontrollit të përbashkët, dyshimet e ngritura nga skaneri janë konfirmuar me zbulimin e mjeteve monetare të padeklaruara, të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit. Sipas vlerësimeve fillestare, shuma e mjeteve monetare dyshohet të jetë rreth 1,000,000 (një milion) euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Prokurori kompetent është njoftuar dhe, në koordinim me të, po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore në përputhje me autorizimet ligjore”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Related posts

Escobar: Asociacioni nuk duhet të jetë shtet brenda shtetit

admin

Kim Jong-Un me marinë bërthamore teksa Koreja e Veriut zgjeron ambiciet ushtarake

Kushtrim Guraj

Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim

admin