RTV AHIRETI
Shëndetësi

Zbulohet arsyeja pse gripi ‘godet’ më shumë në dimër

zbulohet-arsyeja-pse-gripi-‘godet’-me-shume-ne-dimer

Shkencëtarët kanë zbuluar pse ftohja, gripi dhe Covid-19 “godasin” më shumë në stinën e dimrit.

Siç mendohej më parë, kjo nuk ka të bëjë fare me faktin se njerëzit kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura në dimër, por shkaku janë pikërisht temperaturat e ulëta.

Ansa shkruan se i ftohti “godet” vijën e parë të mbrojtjes imune që është e vendosur në hundë, e ajo është rruga kryesore e hyrjes në trupin tonë të viruseve që infektojnë rrugët e frymëmarrjes.

Gjetjet janë publikuar në The Journal of Alergy and Clinical Immunology, nga grupi i ekspertëve të udhëhequr nga spitali i specializuar për sëmundjet e syve dhe veshëve të Shkollës Mjekësore të Harvardit në SHBA, i cili punoi në bashkëpunim me Universitetin Northwestern.

Hunda është një nga pikat e para të kontaktit midis mjedisit të jashtëm dhe brendësisë së trupit tonë.

 Një studim i vitit 2018, i botuar në të njëjtën revistë dhe i udhëhequr nga i njëjti institut, kishte zbuluar ekzistencën e një reagimi imunitar të shkaktuar nga bakteret dhe viruset që hyjnë në hundë: qelizat në pjesën e përparme, në fakt, zbulojnë praninë dhe çlirimin e tyre në hundë. Në mukus ka qeska të vogla të mbushura me një lëng, të cilat rrethojnë dhe sulmojnë viruset para se të hyjnë në trup.

Tani studiuesit e udhëhequr nga Di Huang kanë treguar se ky mekanizëm ndikohet nga temperaturat.

Ata kanë vërejtur, në fakt, se një ulje prej 5 gradësh në temperaturën në të cilën gjenden qelizat e hundës dobëson përgjigjen imune dhe pothuajse përgjysmon sasinë e vezikulave që prodhohen në hundë.

Related posts

Ushqime ‘të shëndetshme’ që kanë më shumë sheqer nga ç’keni menduar

admin

Pse njerëzit që ndjekin dietën “intermittent fasting” janë më të ekspozuar ndaj kësaj sëmundjeje

admin

​Përfitimet shëndetësore të gështenjave

admin