RTV AHIRETI
Shëndetësi

Zbulohet pija që ndihmon në humbjen e peshës

zbulohet-pija-qe-ndihmon-ne-humbjen-e-peshes

Eksperti i dietës Dr. Michael Mosley, ka zbuluar një pije që ndihmon në frenimin e dëshirave për të nxitur humbjen e peshës.

Megjithëse ai ka mbështetur plane të ndryshme të ngrënies që ndihmojnë në këtë pjesë, kohët e fundit ai ka qenë një përkrahës i madh i një metode tjetër, që nuk përfshin shkurtimin e kalorive ose kujdesin mbi atë çfarë konsumoni, shkruan The Sun.

Dr. Mosley, është një ndjekës i të ngrënit me kohë të kufizuar, që përfshin ngushtimin e ngrënies dhe agjërimin në mes. Kohëzgjatja e kohës që agjëroni mund të ndryshojë, për shembull metoda 12:12 mund të jetë midis orës 08:00 e mëngjesit dhe 20:00 e mbrëmjes, si të agjëroni pjesën tjetër të ditës.

Vetë Dr. Mosley preferon metodën 14:10, e cila përfshin një 10-orësh të ngrënies, e ndjekur nga 14 orë pa ushqim.

Hulumtimet, tregojnë se ushqimi me kohë të kufizuar mund të ulë presionin e gjakut, të përmirësojë gjumin tuaj, të ndihmojë në humbjen e peshës dhe madje të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të diabetit, sipas Dr. Mosley.

Related posts

Dëshironi të bini nga pesha? Nga kokoshkat tek çokollata, këto janë ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni

admin

Këto teknika parandalojnë stresin dhe lehtësojnë artritin psoriatik

admin

Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë me fatalitet nëse konsumoni turshi dhe këto produkte

rezart morina