RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zëdhënësi i Kremlinit Peskov: Erdoğan dhe Putin, burra të fjalës

zedhenesi-i-kremlinit-peskov:-erdogan-dhe-putin,-burra-te-fjales

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, deklaroi se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, janë politikanë seriozë dhe mbajnë fjalën e tyre, raporton Anadolu.

Peskov foli për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë në kryeqytetin Moskë.

Duke theksuar se Erdoğan dhe Putin nuk merren me populizëm, Peskov tha: “Putini dhe Erdoğan janë figura politike shumë serioze me përvojë të madhe politike. Ata janë gjithashtu burra të fjalës”.

Duke thënë se të dy liderët punojnë për të mirën e popullit të tyre, Peskov deklaroi: “Më e rëndësishmja, ata merren me çështje specifike, konkrete që lidhen me marrëdhëniet dypalëshe me përfitim reciprok. Është e rëndësishme për njerëzit e këtyre dy vendeve”.

Related posts

Në Rripin e Gazës hynë 55 kamionë me ndihma përmes pikës kufitare Rafah

admin

Tragjedi në Stamboll/ 29 persona të vdekur nga shpërthimi i zjarrit në një klub nate (PAMJET)

admin

Sulmoi me qindra raketa Izraelin, Irani: Nuk kemi asnjë interes për një luftë më të gjerë, por nuk do të lejojmë kurrë të njolloset një centimetër e tokës sonë

admin