RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zëdhënësi i Kremlinit Peskov: Turqia për ne është partner shumë i rëndësishëm

zedhenesi-i-kremlinit-peskov:-turqia-per-ne-eshte-partner-shume-i-rendesishem

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitriy Peskov, tha se Turqia është një partner i rëndësishëm për Rusinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Turqia padyshim është një vend mik për ne. Turqia është një partner shumë i rëndësishëm për ne në aspektin e politikës ndërkombëtare, çështjeve politike, bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dimitriy Peskov në një intervistë për gazetën “Izvestia”.

Duke shtuar se ka dallime mendimesh me Turqinë, veçanërisht për Ukrainën, Peskov tha: “Ne kemi dallime mendimesh për çështje të ndryshme, për Ukrainën në përgjithësi. Ne nuk pajtohemi me qasjen e Turqisë për çështjen e Ukrainës, por ne vazhdojmë me durim të t’ua përcjellim argumentet tona dhe atë për të cilën jemi të sigurt, për të cilat jemi të bindur, partnerëve tanë turq”.

Ai tha se Turqia nuk merr pjesë në sanksionet kundër Rusisë.

“Turqia nuk mori pjesë në sanksionet e paligjshme kundër Rusisë dhe zhvillon politikën e saj sovrane të pavarur. Rusia dhe Turqia kanë potencial të madh në bashkëpunim për çështjet politike dhe ekonomike”, tha Peskov.

Ai tha se Turqia dhe Rusia i zhvillojnë marrëdhëniet e tyre dypalëshe mbi parimet e respektit dhe interesit reciprok.

Related posts

Paralajmërimet e demokratëve për Donald Trump, analiza e VOA: A ka fuqinë ta shkatërrojë demokracinë një president amerikan?

admin

Lituanezët zgjedhin presidentin e ri midis shqetësimeve për Rusinë dhe luftën në Ukrainë

Muhamet Ramadani

Qytetarët të mllefosur me grevën – nuk iu intereson Qeveria e as SBASHK-u, duan që mësimi të fillojë

admin