RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky: 9 maji do të festohet si “Dita e Evropës”

zelensky:-9-maji-do-te-festohet-si-“dita-e-evropes”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nënshkroi dekretin për festimin e 9 majit si “Dita e Evropës” në vendin e tij.

Zelensky, në deklaratën e tij në llogarinë e tij në rrjetet sociale, kujtoi se 9 maji festohet tradicionalisht si “Dita e Evropës” në kontinentin evropian.

Ai tha se uniteti në kontinentin evropian e ka afruar Ukrainën me festimin e ditës së parë të paqes. “Do të ishte e drejtë të festohet Dita e Evropës së bashku me të gjithë Evropën e lirë. Unë sot firmosa dekretin përkatës. Çdo vit më 9 maj, ne do të festojmë unitetin tonë historik, unitetin e të gjithë evropianëve që shkatërruan nazizmin dhe mundën racizmin”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas njoftoi se ai dorëzoi në Parlament projektligjin, i cili parashikon që maji të caktohet si përkujtim i atyre që humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore dhe si “Dita e Fitores” kundër nazizmit.

– Deklarata e Schuman-it

Robert Schuman, ministri i Punëve të Jashtme të Francës në atë kohë, shpalli një propozim ligji më 9 maj 1950, me qëllim vendosjen e marrëdhënieve të përhershme paqësore në Evropë dhe krijimin e një Evrope të organizuar.

E njohur si “Deklarata e Schumanit”, ky projektligj konsiderohet si baza e Bashkimit Evropian (BE) të sotëm.

Në samitin e BE-së në Milano në vitin 1985, u vendos që 9 maji të festohej si “Dita e Evropës”. /atsh

Related posts

Kanada, rriten me 71 për qind krimet e urrejtjes kundër muslimanëve

admin

Ushtria izraelite arreston 21 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

RTI

Irani: Përfundimi i luftës, heqja e bllokadës dhe sanksioneve janë “kërkesat minimale” për paqe

Irfan Jahiu