RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky i shkarkon shefat e të gjitha qendrave të rekrutimit për luftë

zelensky-i-shkarkon-shefat-e-te-gjitha-qendrave-te-rekrutimit-per-lufte

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka shkarkuar të premten shefat e të gjitha qendrave për rekrutim në të gjitha rajonet e vendit, nën akuzat për korrupsion të cilat, sipas tij, mund të cilësohen si tradhti e lartë.

“Po i shkarkojmë të gjithë komisarët rajonal të ushtrisë”, tha Zelensky në rrjetet sociale, pas një takimi me lidershipin e lartë të ushtrisë.

“Ky sistem duhet të udhëhiqet nga njerëz të cilët e dinë saktësisht se çfarë është lufta, dhe pse cinizmi dhe ryshfeti në kohë luftë është tradhti e lartë”, shtoi ai.

Kievi është duke i rekrutuar ukrainasit në batalione për sulme në kundërofensivën e saj kundër forcave ruse, në përpjekje për ta çliruar vendin nga pushtimi i trupave të Moskës.

Ky vendim pasqyron përpjekjet e Ukrainës për ta luftuar ryshfetin dhe korrupsionin, si pjesë e reformave të thella të kërkuara nga institucionet e Perëndimit, si Bashkimi Evropian, të cilit Ukraina shpreson t’i bashkohet.

“Gjatë inspektimit të qendrave të rekrutimit, agjencitë e sundimit të ligjit zbuluan raste të korrupsionit”, tha presidenca ukrainase në një komunikatë për media.

Presidenca shtoi se këto “përbëjnë kërcënim ndaj sigurisë kombëtare të Ukrainës dhe e minojnë besimin në institucione shtetërore”.

Këshilli i Sigurimit i Ukrainës rekomandoi që shefi i ushtrisë t’i përzgjedhë zëvendësuesit të cilët kanë përvojë në fushëbetejë dhe të cilët janë verifikuar nga shërbimet inteligjente të Ukrainës. /rel

Related posts

Nënpresidenti i Malavit humb jetën në aksident avioni së bashku me 9 të tjerë

RTI

Forcat izraelite plagosën 6 palestinezë në Bregun Perëndimor

admin

Mbreti Charles III vë zyrtarisht kurorën mbretërore të Britanisë – VIDEO

admin