RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky kërkon mbi 800 milionë dollarë ndihmë për ta kaluar dimrin

zelensky-kerkon-mbi-800-milione-dollare-ndihme-per-ta-kaluar-dimrin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar ndihmë financiare në vlerë prej mbi 843 milionë dollarë në mbështetje të infrastrukturës kritike këtë dimër.

Në një adresim gjatë një konference në Paris, Zelensky, ka thënë se Ukraina kërkon infrastrukturë kritike elektrike, si dhe importe urgjente të energjisë elektrike nga vendet evropiane “të paktën deri në fund të sezonit të ngrohjes”.

“Kjo do të kushtojë rreth 800 milionë euro por çmimi është më i vogël se kostoja e ndërprerjes së energjisë”, paralajmëroi ai.

Rusia është akuzuar vazhdimisht se ka përdorur “dimrin si armë lufte” në Ukrainë në javët e fundit, duke goditur pamëshirshëm infrastrukturën kritike dhe duke lënë miliona ukrainas pa akses në energji elektrike, ujë dhe ngrohje qendrore në temperatura të ulëta.

46 vendet dhe 24 organizatat ndërkombëtare që u mblodhën në Paris të martën pritet të angazhohen për të ofruar mbështetje të menjëhershme për Ukrainën, duke u fokusuar në periudhën e dimrit.

Franca do të shtojë 80.7 milionë dollarë shtesë ndihmë humanitare, sipas një deklarate nga zyra e Presidentit, Emmanuel Macron, nga të cilat 51.1 milionë dollarë do të dedikohen për energjinë, aksesin në ujë, ushqim, shëndetësi dhe infrastrukturën e transportit, si dhe operacionet e çminimit.

“Kjo do të përfshijë 63 gjeneratorë të rinj elektrikë me fuqi të lartë që do t’i ofrohen Ukrainës në të ardhmen shumë të afërt”, thuhet në deklaratë.

Related posts

Çka përmban libri – “HADITHI TRASHËGIMIA E PROFETIT MUHAMED” ? Dr. Rrezart Beka

RTI

Kremlini: Nuk ka asnjë mundësi që trupat ruse të tërhiqen nga Ukraina deri në fund të vitit

admin

Osmani: Të lirohen zyrtarët policorë menjëherë dhe pa asnjë kusht

admin