Ukrainasit, përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky, u mblodhën dje në Bucha për të shënuar një vit që kur qyteti u çlirua nga pushtuesit rusë, pasi zyrtarët thanë se Rusia vazhdon të sulmojë civilët në të gjithë vendin.
Zyrtarët ushtarakë ukrainas thanë se ripërtëritja e sulmeve ndaj civilëve është një shenjë se Rusia nuk po ecën mirë në fushën e betejës.
“Duke dështuar në arritjen e rezultateve të dëshiruara në fushën e betejës, armiku vazhdon të terrorizojë në mënyrë cinike popullsinë civile të vendit tonë”, thuhet në raportin e gjendjes së Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Në mënyrë të ngjashme Zelensky tha se vendosja e synuar e Rusisë e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi është një shenjë se takimi midis presidentit rus Vladimir Putin dhe kreut të shtetit të Kinës Xi Jinping nuk ishte i suksesshëm.
“Rusisë duhet t’i ishte treguar një ndjenjë e realitetit, të cilin vendi e ka humbur plotësisht nën presidentin Putin”, citoi gazeta ukrainase në internet ”Ukrajinska Pravda”, që citonte Zelenskyn gjatë vizitës së tij në Bucha.
Putin dhe Xi u takuan javën e kaluar në Moskë.
”Bëhet fjalë gjithashtu për faktin se ai nuk kujdeset për njerëzit tanë dhe i vret ata, por nuk kursen as njerëzit e tij”, tha Zelensky. /atsh