RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia njofton marrjen nën kontroll të qytetit Soledar në Donetsk

rusia-njofton-marrjen-nen-kontroll-te-qytetit-soledar-ne-donetsk

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se kanë marrë plotësisht nën kontroll qytetin Soledar në Donetsk, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, duke dhënë informacione mbi situatën në qytetin Soledar në rajonin e Donetskut, tha: “Në mbrëmjen e 12 janarit u çlirua qyteti Soledar, i cili është i rëndësishëm për vazhdimin e operacioneve të suksesshme sulmuese në drejtim të Donetskut”.

Ukraina përgënjeshtron njoftimin se Rusia mori nën kontroll qytetin Soledar në Donetsk

Konashenkov deklaroi se me kontrollimin e plotë të Soledarit, rrugët e furnizimit të trupave ukrainase do të ndërpriten në Bakhmut dhe më pas do të bllokohen Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Duke theksuar se forcat ajrore të Rusisë rrëzuan tre avionë luftarakë dhe një helikopter që ofronte mbështetje ajrore për ushtarët ukrainas gjatë operacioneve kundër Soledarit, Konashenkov tha se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan edhe 9 raketa të lëshuara nga sistemet raketore HIMARS, OIha, Uragan.

Duke shpjeguar se trupat ajrore të Rusisë kapën lartësitë mbizotëruese në pozicione dhe rrethuan qytetin nga veriu dhe jugu, Konashenkov tha se ata shtypën sistemin e kontrollit të Ukrainës me mjete elektronike të luftës.

“Vetëm në tri ditët e fundit, më shumë se 700 ushtarë ukrainas dhe më shumë se 300 armë të Forcave të Armatosura të Ukrainës u neutralizuan pranë qytetit Soledar”, tha Konashenkov.

– Rëndësia strategjike e Soledarit

Soledar, ku konfliktet mes Ukrainës dhe ushtrisë së Rusisë janë intensifikuar muajt e fundit, lidhet me qytetin Bakhmut në rajonin e Donetskut në lindje të Ukrainës.

I vendosur 10 kilometra në verilindje të Bakhmut-it, Soledar ndodhet në kryqëzimin e autostradave dhe hekurudhave që çojnë në Kramatorsk, Slavyansk dhe Seversk, ku është vendosur ushtria ukrainase. Qyteti ndodhet 2 kilometra nga stacionet e trenit Sol dhe Dokenskaya.

Thuhet se me marrjen e qytetit nga forcat e Rusisë do të merren edhe qytetet Bakhmut, Kramatorsk, Slavyansk dhe Seversk dhe do të arrihen kufijtë administrativë të Donetskut.

Soledar ka një pozicion të rëndësishëm në rajon ekonomikisht pasi është qyteti më i madh i minierave të kripës në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Gjatësia e minierave të kripës, të vendosura në pjesën veriperëndimore të qytetit, që plotësojnë 90 për qind të nevojave të Ukrainës për kripë, kalon mbi 200 kilometra.

Related posts

Sulmi iranian, Rusia: Përshkallëzimi i situatës mund të nxisë rritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme

rezart morina

Gjermanët dalin në rrugë – shkak rritja e çmimeve të gazit, rrymës dhe ushqimeve

admin

Mali i Zi ka 633.158 banorë, rreth 2 për qind më shumë së në 2011

rezart morina