RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky: Ky është kushti që të ndalet lufta

zelensky:-ky-eshte-kushti-qe-te-ndalet-lufta

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky ka deklaruar se i ka thënë kryeministrit kanadez Mark Carney se Ukraina është e fokusuar në punë konstruktive mbi hapat e propozuar nga SHBA për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

“Po punojmë që rruga drejt përfundimit të luftës të jetë reale dhe elementet parimore të zbatohen,” tha Zelenski në një postim në platformën X, duke folur për qëndrimin ukrainas në bisedimet e Gjenevës, raporton Reuters.

Zyrtarë evropianë, ukrainas dhe amerikanë kanë mbërritur sot në Gjenevë për të diskutuar projekt-planin amerikan me 28 pika për përfundimin e luftës në Ukrainë, pasi Kievi dhe aleatët e tij shprehën pakënaqësi ndaj disa pikave që parashikojnë lëshime të mëdha ndaj Rusisë.

Në bisedime marrin pjesë emisari amerikan Steve Witkoff dhe sekretari i shtetit Marco Rubio, ndërsa delegacionin ukrainas e kryeson shefi i kabinetit të Zelensky, Andriy Yermak. Në takim marrin pjesë edhe këshilltarë të sigurisë kombëtare nga Britania, Franca dhe Gjermania. /mesazhi

Related posts

128 gazetarë të vrarë në botë gjatë vitit 2025

Muhamet Ramadani

Brazili përkujton viktimat e shpërthimit në portin e Bejrutit

admin

Gjermania regjistron numrin më të lartë të rasteve të dhunës në familje

admin