Liria ka një çmim të lartë, por skllavëria kushton edhe më shumë, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram.
“Në këtë betejë ne kemi një armë të fuqishme dhe efektive … çekiçin dhe shpatën e shpirtit dhe të ndërgjegjes sonë. Guxim dhe guxim. Virtyte që na shtyjnë të bëjmë vepra të mira dhe të mposhtim të keqen”, shtoi Zelensky.
“Akti kryesor i guximit është rezistenca dhe kryerja e punës, pavarësisht gjithçkaje. E vërteta na ndriçon rrugën. Ne e dimë atë. Ne e mbrojmë atë. E vërteta jonë është lufta për liri”, theksoi Zelensky. /atsh