RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky me thirrje për perëndimorët: Koha për veprim përfundimtar është tani

zelensky-me-thirrje-per-perendimoret:-koha-per-veprim-perfundimtar-eshte-tani

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë një lutje tjetër partnerëve perëndimorë që të rrisin ndihmën e tyre për Ukrainën.

Thirrja vjen në ditën kur Rusia nisi atë që ai e përshkroi si “një nga sulmet më të mëdha, një sulm i kombinuar, që përfshin mbi 100 raketa të llojeve të ndryshme dhe rreth 100 dronë ‘Shaheds’”.

“Në të gjithë Ukrainën, ne mund të bëjmë shumë më tepër për të mbrojtur jetët nëse aviacioni i fqinjëve tanë evropianë do të operonte në bashkëpunim me avionët F-16 dhe sistemet tona të mbrojtjes ajrore. Nëse një unitet i tillë ka rezultuar efektiv në Lindjen e Mesme, ai duhet të funksionojë edhe në Evropë. Ukrainës nuk mund t’i kufizohen aftësitë e saj me rreze të gjatë kur terroristët nuk përballen me kufizime të tilla. Amerika, Britania, Franca dhe partnerët tanë të tjerë kanë fuqinë të na ndihmojnë të ndalojmë këtë terror. Koha për veprim vendimtar është tani”, ka deklaruar Zelensky në një videoadresim të hënën.

Ai ka shtuar se dëmet në sektorin e energjisë janë të mëdha.

“Ka shumë dëme në sektorin e energjisë. Por kudo që ka ndërprerje të energjisë, restaurimi tashmë është duke u zhvilluar. Ekipet tona të riparimit do të punojnë gjatë gjithë kohës. Ne do të rikthejmë energjinë elektrike”, është shprehur ai. /koha

Related posts

Prizreni, ‘Xhamia Qendrore’ e Zhurit e fitoi vendin e parë në gara diturie në nivel Kosove

rezart morina

OKB-ja do të ndjekë “nga afër” vizitën e Putinit në Turqi në mes të përpjekjeve për marrëveshje të re të drithërave

admin6

BE: Ukraina do të përfshihet në zonën roaming pa pagesë të bllokut

admin