RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

Prizreni, ‘Xhamia Qendrore’ e Zhurit e fitoi vendin e parë në gara diturie në nivel Kosove

prizreni,-‘xhamia-qendrore’-e-zhurit-e-fitoi-vendin-e-pare-ne-gara-diturie-ne-nivel-kosove

Në një konkurencë të fortë të finalistëve nga e gjithë Kosova, Prizreni, ‘Xhamia Qendrore’ e Zhurit, e fitoi Vendin e Parë në Garat e Mësim-Besimit, në nivel të Republikës së Kosovës, që u mbajtën të shtunën më datë 26 gusht 2023, në Medresenë Alauddin në Prishtinë.

Ekipi i KBI-Prizren përbëhej nga nxënësit: Rexhep Idrizaj, Haris Omaj, Elisa Gavazaj, Reis Omaj dhe Naile Susuri, të gjithë nga Zhuri.

Me këtë rast, KBI-Prizren e vlerëson lartë punën e imamit Dibran ef. Omaj dhe të mualimes Shkëndije Omaj, në përgatitjen e nxënësve. Shumë urime për nxënësit e Mektebit të Xhamisë Qendrore të Zhurit dhe për familjet e tyre. Shumë urime për Imamin dhe Mualimen! /kbiprizren

Related posts

Zelenskyy: Deri në fund të nëntorit, Ukraina do të zhvillojë një plan veprimi për paqe

admin

Britani – Alarm maksimal pas mbërritjes së stuhisë ”Antoni” – VIDEO

admin

Aksioni “Goditja”, Policia zbulon sasi floriri dhe para në Shtërpcë

Muhamet Ramadani