Pas rinisjes së raketave të rënda në Kiev, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi mbështetësit e tij dhe theksoi fuqinë e kohezionit evropian.
“Rusia po përpiqet të përmirësojë aftësinë e saj për të vrarë. Ne po përpiqemi të përmirësojmë mbrojtjen e popullit tonë”, tha ai në takimin e Këshillit të Evropës.
“Falenderoj të gjitha vendet dhe liderët që na ndihmojnë të përmirësojmë plotësisht mbrojtjen tonë ajrore. Ne po tregojmë se çfarë do të thotë 100% dhe çfarë do të thotë fuqi e botës së lirë”, u tha Zelensky udhëheqësve në samitin në Rejkjavik.
Këshilli i Evropës u themelua në vitin 1949 si mbrojtës i demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës në Evropë dhe është i pavarur nga BE-ja.
Rusia u përjashtua nga këshilli pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini në shkurt 2022.
Bjellorusia, një aleate e ngushtë e Rusisë, përfaqësohet në samit vetëm si vëzhguese. /atsh