RTV AHIRETI
Lajme

Zelensky nënshkruan një marrëveshje sigurie me Bashkimin Europian

zelensky-nenshkruan-nje-marreveshje-sigurie-me-bashkimin-europian

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nënshkroi një marrëveshje sigurie me Bashkimin Europian në samitin që po zhvillohet në Bruksel. 

Sipas informacioneve, Volodymyr Zelensky, Charles Michel dhe Ursula von der Leyen nënshkruan marrëveshje me Ukrainën.

BE nisi bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën të martën në Luksemburg, dy vjet pasi vendi mori statusin për kandidat në qershor 2022.

“Ne e kemi pritur këtë, një periudhë të gjatë kohore”, tha Zelensky, duke falënderuar BE-në për miratimin e saj.

Michel tha në një takim me presidentin e Ukrainës se “ne e dimë dhe e kuptojmë se çfarë është në rrezik, ne jemi shumë të impresionuar nga lidershipi juaj”.

Vetë presidenti ukrainas tha se është “mirënjohës” që Europa ka ruajtur unitetin.

The post Zelensky nënshkruan një marrëveshje sigurie me Bashkimin Europian first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Izraeli pranon se ka vrarë 5 fëmijë palestinezë në ofensivën e fundit në Gaza

admin

Ministri i jashtëm i Jordanisë: Izraeli po përpiqet të ‘zbrazë Gazën nga palestinezët’

admin6

Çmimi i gazit mbetet i njëjtë, nafta dhe benzina lirohet me nga 2 cent

admin