Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina duhet ta përgatitë një numër të madh ushtarësh, përfshirë rezervistë, për ta ndalur ofensivën më të fundit të Rusisë në luftën tashmë mbi dyvjeçare. Gjendja në vijën e frontit është e “vështirë, por e qëndrueshme” tani për tani, tha Zelensky në një intervistë që u transmetua