RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky paralajmëron planin për t’i dhënë fund lu’ftës

zelensky-paralajmeron-planin-per-t’i-dhene-fund-lu’ftes

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se Ukraina po përgatit një plan të qartë dhe të detajuar për përfundimin e luftës.

Sipas Zelenskyt, Ukraina së shpejti do të paraqesë një vizion të detajuar në lidhje me restaurimin e energjisë, sigurinë ushqimore dhe tregtinë.

“Samiti i paqes u mbajt dhe ne tani jemi duke punuar në detaje në tre plane. Ne gjithashtu do të zhvillojmë të gjitha pikat e tjera të ‘Formulës së Paqes’ dhe do të përgatisim plan gjithëpërfshirës që do të jetë në tryezë për të gjithë partnerët tanë. Gjëja më e rëndësishme për ne do të paraqesim një plan për t’i dhënë fund luftës që do të mbështesë pjesën më të madhe të botës, kjo është mënyra diplomatike që ne punojmë”, ka thënë Zelensky.

Megjithatë, ai theksoi se jo gjithçka varet vetëm nga Ukraina.

Ai shtoi se plani i përmendur do të përfundojë deri në fund të vitit 2024.

Related posts

Stuhitë e fuqishme rrezikojnë të zhvendosurit në Gaza, një grua humb jetën nga shembja e një ndërtese

Muhamet Ramadani

Policia britanike arreston 5 protestues antimonarkistë përpara kurorëzimit të Mbretit Charles III

Muhamet Ramadani

Serbi, 6 persona humbën je’tën nga zjarri në një shtëpi

Muhamet Ramadani