Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia e ka fituar betejën e gjatë për qytetin e Bakhmutit.
I pyetur të dielën nëse Ukraina e ka kontrollin e qytetit lindor të saj, Zelensky tha “mendoj se jo”, raportoi BBC-ja.
“”Është për të ardhur keq, është një tragjedi, por sot Bakhmut është vetëm në zemrat tona. Qyteti është shkatërruar”, ka shtuar ai.
Udhëheqësi i grupit paraushtarak rus Wagner, ka thënë të shtunën nëpërmjet një videoje se forcat e tij e kanë pushuar qytetin, pretendim ky që fillimisht është mohuar nga zyrtarët ukrainas.
Sipas ekspertëve, Bakhmuti ka pak vlerë strategjike për Moskën, por kapja e tij është fitore simbolike për Rusinë gjatë betejës në Ukrainë. /koha