RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sudan, palët ndërluftuese pajtohen për një armëpushim 7-ditor

sudan,-palet-nderluftuese-pajtohen-per-nje-armepushim-7-ditor

Ushtria sudaneze dhe grupi paramilitar Forcat e Mbështetjes së Shpejtë ranë kanë rënë dakord për një armëpushim shtatëditor, raportuan mediat arabe, transmeton Anadolu.

Lajmi fillimisht u bë i ditur nga Al-Jazeera, duke cituar burime të Ministrisë së Jashtme të Arabisë Saudite.

Ndërkaq, televizioni Al-Arabiya i financuar nga Arabia Saudite raportoi se marrëveshja midis ushtrisë dhe grupit paraushtarak do të hyjë në fuqi pas 48 orësh.

Marrëveshja përfshin lejimin e grupeve të armatosura të përfshira të evakuojnë spitalet dhe lehtësimin e riparimit të objekteve që i shërbejnë publikut.

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi deklarata të përbashkëta të nënshkruara nga ushtria sudaneze dhe RSF-ja për armëpushimin dhe marrëveshjet e lidhura.

“Në Xhide, Forcat e Armatosura të Sudanit dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë nënshkruan armëpushimin e parë që nga fillimi i konfliktit. Ka kaluar koha për të pushuar armët dhe për të lejuar qasje të papenguar humanitare. Unë u lutem të dyja palëve që të mbështesin këtë marrëveshje – bota po shikon”, shkroi në Twitter Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Të paktën 850 civilë janë vrarë dhe më shumë se 3.300 janë plagosur në luftimet midis ushtrisë dhe RSF-së që nga 15 prilli, sipas mjekëve vendas.

Pas bisedimeve të para ballë për ballë në Arabinë Saudite, ushtria dhe RSF-ja më 11 maj nënshkruan një deklaratë angazhimi për të mbrojtur civilët në Sudan. Pavarësisht marrëveshjes, përleshjet vazhduan midis rivalëve ushtarakë, veçanërisht në kryeqytetin Khartoum.

Një mosmarrëveshje ishte shfaqur muajt e fundit midis ushtrisë dhe RSF-së rreth integrimit të grupit paraushtarak në forcat e armatosura, një kusht kyç i marrëveshjes së tranzicionit të Sudanit me grupet politike.

Sudani ka qenë pa një qeveri funksionale që nga tetori i vitit 2021, kur ushtria shkarkoi qeverinë kalimtare të kryeministrit Abdalla Hamdok dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, një lëvizje kjo e cilësuar nga forcat politike si “grusht shteti”.

Periudha e tranzicionit e Sudanit, e cila filloi në gusht 2019 pas rrëzimit të presidentit Omar al-Bashir, ishte planifikuar të përfundonte me zgjedhje në fillim të vitit 2024.

Related posts

“Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Gazës kanë humbur jetën 15.103 fëmijë”

Muhamet Ramadani

Komisioni Evropian propozon heqjen e roamingut edhe për Kosovën

Kushtrim Guraj

Lajçak nesër në Prishtinë

admin