RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky: Ukraina ka nevojë për ar’më, jo premtime

zelensky:-ukraina-ka-nevoje-per-ar’me,-jo-premtime

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky bëri një apel të ri mbrëmjen e së premtes për dërgimin e menjëhershëm të ndihmës ushtarake, duke theksuar se Kievit i duhen armë të menjëhershme dhe jo premtime.

“Dorëzimi në kohë është çelësi tani. Forcat në front po luftojnë me predha dhe pajisje, jo me fjalë si ‘nesër’ ose ‘së shpejti’”, tha presidenti ukrainas në një video-mesazh.

Duke iu referuar vizitës së kryeministrit indian Narendra Modi në Kiev, Zelensky tha se ishte e rëndësishme që “India të vazhdojë të mbështesë ligjin ndërkombëtar, sovranitetin tonë kombëtar dhe integritetin territorial”. /abcnews

Related posts

Takimi në Bruksel për dinarin, BQK-ja e konfirmon pjesëmarrjen

admin

OSBE dënon fuqishëm sulmet ndaj KFOR-it

admin

Kosova “tregon muskujt”/ Ministri i Mbrojtjes “thumbon” Serbinë? Maqedonci: Ushtria jonë i tejkalon shumë prej vendeve të Ballkanit

admin