RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

zelensky-uron-ramazanin:-le-te-na-ndihmoje-lutja-ndaj-te-pafeve-ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e keqja ruse”.

Me një video mesazh të publikuar të mërkurën në Twitter, presidenti i Ukrainës tha se Ramazani i ardhshëm le të nisë me paqe dhe në tokën e lirë ukrainase.

“Le të na ndihmojë fuqia e lutjes në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit të pastrojmë Ukrainën nga e keqja e pafe ruse, nga ata që me të vërtetë nuk besojnë në asgjë, dhe kjo është arsyeja pse ata janë të aftë për një terror të tillë. Ramazani i ardhshëm le të fillojë në paqe dhe në të gjithë tokën ukrainase të lirë nga Rusia”, shkroi Zelensky. /koha

Related posts

Tragjedia me 40 viktima në Crans-Montana, skenarët e shpërthimit të zjarrit dhe pikëpyetjet mbi sistemet e sigurisë në bar

admin

Erdoğan: Kujtojmë luftën epike të popullit tonë, duarbosh kundër tankeve

Muhamet Ramadani

Lajçak: Nuk ka marrëveshje nëse nuk formohet Asociacioni

admin