Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mbërriti në Xhide të Arabisë Saudite për të marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe, raporton Anadolu.
Lideri ukrainas pritet të mbajë një fjalim në këtë ngjarje.
“Po filloj vizitën time të parë ndonjëherë në Mbretërinë e Arabisë Saudite për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe lidhjet e Ukrainës me botën arabe”, shkroi Zelenskyy në Twitter.
Ai do të diskutojë çështjet që kanë të bëjnë me “të burgosurit politikë në Krime dhe territoret e pushtuara përkohësisht, kthimin e popullit ukrainas, Formulën e Paqes dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë”, tha presidenti ukrainas.
“Mbretëria e Arabisë Saudite luan një rol të rëndësishëm dhe ne jemi të gatshëm ta çojmë bashkëpunimin tonë në një nivel të ri”, shtoi ai.
Në shkurt, Arabia Saudite dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje, sipas së cilës mbretëria ofroi 400 milionë dollarë ndihmë humanitare për vendin e goditur nga lufta.
Në samitin e këtij viti do të marrë pjesë gjithashtu aleati i Rusisë, Siria, e cila u rikthye si anëtare pas një pezullimi 12-vjeçar.
Pjesëmarrja e Sirisë u pezullua pas shtypjes së protestave masive me dhunë në vitin 2011 nga ana e Bashar Al-Asadit, që çoi në luftën civile.
BREAKING: Ukrainian President Zelenskyy has landed in Jeddah, Saudi Arabia for the Arab League summit
War in Ukraine latest: https://t.co/AYtJcW8Rxk
Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/ax3Wu3qifz
— Sky News (@SkyNews) May 19, 2023