RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelenskyy: BE e gatshme të furnizojë Ukrainën me 1 milion predha artilerie

zelenskyy:-be-e-gatshme-te-furnizoje-ukrainen-me-1-milion-predha-artilerie

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se Bashkimi Evropian (BE) është i gatshëm të sigurojë 1 milion predha artilerie dhe municionet për të cilat Ukraina ka nevojë urgjentisht, transmeton Anadolu.

Zelenskyy foli në konferencën e përbashkët të mbajtur pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen e cila ndodhet për vizitë në Kiev për festimet e 9 Majit – Ditës së Evropës.

“Ukraina ka treguar çdo ditë efektivitetin e mbrojtjes kundër agresionit rus. Çdo raketë terrori që rrëzohet, çdo sukses i ushtarëve tanë në zmbrapsjen e sulmeve ruse është dëshmi se mund të mposhtim agresorin”, tha Zelenskyy.

Ai theksoi se aftësitë luftarake të Ukrainës janë në proporcion me aftësitë e Rusisë. “Falënderova Von der Leyen për gatishmërinë e BE-së për t’i siguruar Ukrainës 1 milion predha artilerie dhe municionet e nevojshme urgjente”, tha Zelenskyy.

Presidenti ukrainas tha se ka ardhur koha për të eliminuar pasigurinë artificiale politike në marrëdhëniet Ukrainë-BE. “Ka ardhur koha të merret vendim pozitiv në çështjen për fillimin e negociatave lidhur me anëtarësimin e Ukrainës në BE”, tha ai.

Pasi potencoi se në bisedën me Von der Leyen diskutuan për kufizimet që BE-ja zbaton kundër produkteve bujqësore të Ukrainës, Zelenskyy shtoi se çdo kufizim ndaj eksportit të vendit të tij është i papranueshëm sepse kjo do të forcojë aftësitë e Rusisë.

“Propozojmë krijimin e një grupi konsultues për të ndjekur problemet përkatëse dhe për t’u distancuar nga dhënia e çdo vendimi lidhur me tregtinë pa u konsultuar me Ukrainën”, tha Zelenskyy.

“Nga BE-ja presim vendime të fuqishme dhe heqjen sa më parë të të gjitha kufizimeve tregtare”, nënvizoi Zelenskyy duke shtuar se takimi me presidenten e KE-së tregon se ka vullnet politik për heqjen e kufizimeve tregtare.

Related posts

Osmani do të niset për në SHBA, Hovenier i shkon në zyre: Bisedojnë për zhvillimet politike

rezart morina

Palestinë: Ngjarjet kryesore në ditën e 184 të luftës

admin6

Zvicra planifikon të ndalojë Hamasin, mbështet “të drejtën për vetëmbrojtje” të Izraelit

admin