RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelenskyy: Do të diskutojë çështjet e “ndjeshme” të planit të propozuar të paqes me Trumpin

zelenskyy:-do-te-diskutoje-ceshtjet-e-“ndjeshme”-te-planit-te-propozuar-te-paqes-me-trumpin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë të ditur se çështje “të ndjeshme” të një marrëveshjeje të mundshme të paqes për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë do të trajtohen në një bisedë të drejtpërdrejtë me homologun e tij amerikan, Donald Trump, transmeton Anadolu.

“Sot delegacioni ynë u kthye nga Gjeneva pas negociatave me palën amerikane dhe partnerët evropianë. Tani lista e hapave të nevojshëm për t’i dhënë fund luftës mund të bëhet e realizueshme”, tha Zelenskyy në një video-mesazh në kompaninë amerikane të platformës sociale X.

“Deri më tani, pas Gjenevës, ka më pak pika, jo më 28 dhe shumë nga elementet e duhura janë marrë parasysh në këtë kuadër”, shtoi ai.

Presidenti ukrainas tha se ende ka punë për të bërë së bashku për të finalizuar dokumentin.

“Ekipi ynë ka raportuar për draftin e ri të hapave dhe kjo është me të vërtetë qasja e duhur. Unë do t’i diskutoj çështjet e ndjeshme me presidentin Trump”, tha ai.

Related posts

Gjermania do të forcojë mbrojtjen e hapësirës ajrore të NATO-s në Turqi me misionin Patriot

Muhamet Ramadani

Altun: Turqia nuk do të bëjë kurrë kompromis në luftën kundër terrorizmit

Muhamet Ramadani

Aksident mes autobusit dhe një kamioni në Carralevë, ka të lënduar

Muhamet Ramadani