RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelenskyy mbërrin në Oslo për bisedime me kryeministrin norvegjez, princin e kurorës dhe deputetë

zelenskyy-mberrin-ne-oslo-per-bisedime-me-kryeministrin-norvegjez,-princin-e-kurores-dhe-deputete

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Oslo për të zhvilluar takime me kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Store, princin e Kurorës Norvegjeze, Haakon dhe deputetë norvegjezë, transmeton Anadolu

Zelenskyy në rrjetin social amerikan X njoftoi se pritet që ai të zhvillojë “takime të rëndësishme” dhe të nënshkruajë një dokument dypalësh që do të ndihmojë në forcimin e sigurisë së Ukrainës.

“Ne vazhdojmë diplomacinë aktive me partnerët tanë për të mbrojtur jetët dhe për të afruar një paqe të vërtetë dhe të garantuar”, deklaroi ai.

Më herët, Zelenskyy vizitoi Berlinin për bisedime me kancelarin gjerman, një ditë pasi tha se Kievi po përgatit bazat për marrëveshje më të thella të sigurisë në Evropë, duke shtuar se vendi pret të “arrijë rezultate që këtë javë”.

Javën e kaluar, Zelenskyy deklaroi se do të zhvillojë bisedime “në të ardhmen e afërt” me vendet evropiane, ndër tema të tjera, për mbrojtjen kundër dronëve rusë dhe anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian (BE).

Related posts

​Inflacioni në Kosovë dyfish më i lartë, Shqipëria afër 3 për qind

RTI

Shumë shtete aziatike hyjnë në vitin 2023 – VIDEO

admin

Trump: SHBA-ja do të bëjë gjithçka që mundet për ta bërë Sirinë të suksesshme

RTI