Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka nënshkruar disa dekrete, duke riorganizuar stafin në Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës, transmeton Anadolu.
Sipas dekreteve të nënshkruara, njofton presidenca ukrainase, Zelenskyy shkarkoi nënkryetarin e shërbimit të inteligjencës, Oleh Luhovskyi, dhe emëroi atë si zëvendëskryetar të parë.
Oleh Sinaiko është shkarkuar po ashtu nga poztia e zëvendëskryetarit, ndërsa në vend të tij është emëruar Hennadi Bohach.
Dekretet nuk specifikojnë arsyet e ndryshimeve.
Më herët në muajin mars, Zelenskyy emëroi Oleh Ivashchenkon në pozitën e kreut të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme.