Zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi ka pritur sot në takim komandantin e kontingjentit turk, Kolonel Sadri Gokhan Karamursel.
Gjatë takimit të dy palët kanë biseduar për mundësin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave mes FSK-së dhe kontingjentit turk që shërben në Kosovë.
Cikaqi, gjithashtu ka falënderuar Kolonelin Karamurselin për vizitën e tij dhe ka vlerësuar lartë kontributin e ushtrisë dhe shtetit turk për ndihmën që i ka dhënë dhe po i jep FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve operacionale e teknike.
Përmes njoftimit në Facebook, gjeneral Cikaqi dhe Koloneli Karamursel u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit si dy institucione të sigurisë në të mirë të paqes dhe sigurisë në vend.
“Në takim gjithashtu u bisedua për mundësin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave mes FSK-së dhe kontingjentit Turk që shërben në Kosovë”, thuhej në njoftim.