RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vrasja e 18 vjeçarit, deputetët kërkojnë që t’i kushtohet më shumë vëmendje shëndetit mendor të fëmijëve

vrasja-e-18-vjecarit,-deputetet-kerkojne-qe-t’i-kushtohet-me-shume-vemendje-shendetit-mendor-te-femijeve

Anëtaret e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, kanë kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të merren me promovimin e shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve në shkolla, pas rastit të 18 vjeçarit Lulzim Fejzullahu, nga Podujeva, i cili ditë më parë u godit me veturë nga persona të dyshuar të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike.

Kryetarja e këtij Komisioni, Fatmire Kollçaku, tha se propozon që si Komision të organizojnë një tryezë të përbashkët me ministrin e shëndetësisë dhe ministren e arsimit, ku do të diskutohet për aspektin e shëndetit mendor dhe sa është numri i psikologëve në shkolla.

Ajo tha se ngjarja e fundit duhet ta shqetësoj gjithë shoqërinë dhe deputetë.

“Shpreh ngushëllime për familjen e Lulzimit që humbi jetën padrejtësisht, po ashtu nga bashkë meshtarët nga një sulm i paparë, për neve është shumë brengosës sepse ka ndodh mes të rinjve tanë gjë që ne nuk do të donim të shohim kurrë diçka të tillë. Unë unë mendoj që ne si Komision ta propozime një tryezë të përbashkët me ministrin e drejtësisë dhe arsimit me këto komisione bashkërisht ta organizojmë dhe ta diskutojmë duke qenë se ne vërtet e mbulojmë pjesën e mirëqenies qe për pune sociale aspektin e shëndetit mendor, janë prezenca e psikologeve, sa është numri i tyre, kjo kërkon një shqetësim të gjithë shoqërisë edhe neve si deputet”, tha ajo.

Deputeti i VV-së, Burim Meta, tha se viti ka filluar me pamje makabre, sipas tij, nga ky rast shihet që të rinjtë kanë problem të theksuar me shëndetin mendor.

“Po fillojmë ketë vit me pamje makabre që po ndodhin në shtetin tonë nga akte kriminale të cilat po ndodhin në shtetin tonë. Akoma me e dhimbshme që po ndodhin tek adoleshentet tanë. Po të shohësh këto pamje tronditës vërejmë që kemi probleme të theksuara me shëndetin mendor”, tha ai.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se ku rast nuk duhet të heshtet por duhet që të ngritët zëri me i fuqishëm dhe të kërkohet përgjegjësi nga institucionet për raste të tilla.

“Mendoj që nuk është e tepërt vetëm të përsëritet sepse rastet e tillë janë shqetësim. Mendoj që nuk duhet të heshtet duhet të jetë zëri me i fuqishëm për të gjitha nivelet përgjithësisë si institucionale duke filluar nga edukimi prindror deri te përgjithësia që ka të beje me sundimin e rendit te ligjit”, tha ai

Deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli, tha se ka ardhur koha që duhet të merren hapa konkret sa i përket kësaj çështje, sipas tij, duhet të punohet që këto fenomene të parandalohen duke filluar nga institucionet arsimore.

“Nuk është hera e parë që ka ndodh, vazhdimisht edhe viteve të kaluara dhe e kemi kaluar duke reaguar dikush neper rrjete sociale, dikush duke shkruar ndonjë rresht, por ka ardhur koha që të merrem me hapa konkret në ketë drejtim. Pse jo të nisemi nga ky Komision se detyre e këtij komisioni është edhe të hartoj ligje. Ne duhet të him në thelb të çështjeve të merrmi me parandalim e këtyre fenomeneve dhe ka mundësi që këto fenomene të parandalohen, duke filluar nga puna më e madhe ne institucione arsimit. Mund të bëjmë ndonjë shtyse ose presion të këtij sektori që shkolla të luan rol më te madh po ashtu edhe ne kuptimin edukimit dhe kontrollit të madh”, tha ai.

Related posts

Irani: Sulmi ndaj Izraelit ishte “i domosdoshëm dhe i përshtatshëm”

admin6

Chollet bisedon me Vuçiqin: Asociacioni të formohet urgjentisht

rezart morina

Kosova pranon donacion nga ICMP-ja pajisje të cilat do të ndihmojnë në analizat e ADN-së

rezart morina