RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zgjatet afati i ndalesës për konsumimin e alkoolit në ambiente të hapura publike në Bruksel

zgjatet-afati-i-ndaleses-per-konsumimin-e-alkoolit-ne-ambiente-te-hapura-publike-ne-bruksel

Zgjatet afati i ndalesës për konsumimin e alkoolit në ambiente të hapura publike në lagjet në qendër të kryeqytetit të Belgjikës, Bruksel, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rregulloren e re, ndalesa e zbatuar në rajonet turistike në qendër të Brukselit do të vazhdojë të paktën deri në tetor 2023.

Praktika në fjalë filloi për herë të parë në shkurt 2020 me afatin nga mesnata deri në orët e mëngjesit, ndërsa në tetor 2021 kufijtë e “zonës pa alkool” u zgjeruan me shtimin e rrugëve dhe bulevardeve të rinj dhe afati i ndalesës u rrit në 24 orë.

Dënimi për kapjen duke konsumuar alkool në zonën e ndaluar është 350 euro.

Vendimi në fjalë është marrë pas ankesave për zhurmën dhe problemet e sigurisë që shkaktonin personat e dehur në zonat qendrore të qytetit.

Related posts

Pakistani në errësirë/ 220 milionë njerëz pa energji elektrike

admin

BE-ja e quan “plotësisht të papranueshëm” trajtimin e aktivistëve të flotës humanitare nga ministri izraelit

admin

Sot vendoset për pezullim ose jo të grevës në arsim

admin