RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zgjatet afati i regjistrimit të diasporës deri më 31 dhjetor

zgjatet-afati-i-regjistrimit-te-diaspores-deri-me-31-dhjetor

Qeveria ka vendosur të mërkurën që ta zgjatë afatin e regjistrimit të diasporës.

Në mbledhjen e mbajtur nga kabineti qeveritar, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka kërkuar që afati të shtyhet deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Ajo ka njoftuar se ditëve të fundit ka pasur një dinamikë me rreth 3000 regjistrime në ditë, andaj shtyrja bëhet me qëllim që të mos përfundojë afati.

“Ju ftoj sot që të miratojmë shtyrjen e afatit dhe të ndryshojmë vendimin e datës 17 maj 2024 për regjistrimin e mërgatës së diasporës përmes portalit e-Diaspora. Kërkoj shtyrjen e afatit deri më datë 31 dhjetor 2024 për disa arsye. Të dhënat që duhet të dalin nga regjistrimi i mërgatës do të na shërbejnë edhe institucioneve të vendit, por edhe vetë mërgatës për një organizim më të mirë të nevojave dhe potencialit. Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit kemi pasur një dinamikë me rreth 3000 regjistrime në ditë që do të thotë se do të përpiqemi që këtë dinamikë mos ta ndalim përmes përfundimit të afatit. Kërkoj mbështetjen tuaj për shtyrjen e afatit deri në fund të vitit dhe atëherë varësisht nga dinamika e numrave në fund të vitit, ose do të bisedojmë përsëri për një shtyrje të mëtejme, ose do ta finalizojmë procesin e të fillojmë t’i shqyrtojmë rezultatet”, ka thënë ajo.

Sipas rezultateve preliminare, rreth 600.00 është numri i mërgimtarëve të regjistruar.

Related posts

Furnizuan Hezbollahun me pjesë për dronë, 4 persona të arrestuar në Spanjë dhe Gjermani

admin

Digjen dy kamionë të vendosur si barrikadë në urën e Zveçanit

admin

Ushtria kineze nis stërvitje rreth Tajvanit si “paralajmërim i ashpër”

rezart morina