RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zgjedhjet e 7 qershorit, sot mbyllet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

zgjedhjet-e-7-qershorit,-sot-mbyllet-afati-per-regjistrimin-e-votuesve-jashte-kosoves

Afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit ka nisur më 6 maj dhe përfundon sot, më 17 maj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë sërish thirrje që qytetarët të verifikojnë Qendrën e tyre të Votimit.

“Verifiko Qendrën tënde të Votimit! Kanë mbetur vetëm edhe 1 ditë për të ndërruar Qendrën e Votimit brenda komunës – afati mbyllet më 17 maj 2026”.

Qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës mund të votojnë në dy forma: përmes postës ose në përfaqësi diplomatike. Votimi me postë do të zhvillohet nga 25 maji dhe do të zgjasë 12 ditë, deri më 6 qershor.

Ndërkohë, votimi në përfaqësi diplomatike do të mbahet një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, më 6 qershor, nga ora 07:00 deri në 19:00.

Në zgjedhjet e fundit të mbajtura në dhjetor, numri i aplikimeve për regjistrim të votuesve jashtë vendit kishte kaluar mbi 70 mijë.

Po ashtu, nga 6 maji ka nisur edhe periudha për ndërrimin e qendrave të votimit brenda komunës, si dhe për konfirmimin ose kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese.

Related posts

Financial Times: Gjysma e ndërtesave në veri të Gazës janë shkatërruar

Muhamet Ramadani

Rritet në 31 numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut në Indonezi, vazhdojnë kërkimet për 20 të zhdukur

Muhamet Ramadani

Trump: SHBA-ja do ta marrë rezervën e uraniumit të pasuruar të Iranit “në një mënyrë apo tjetër”

Irfan Jahiu