RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

zgjedhjet-e-parakohshme-mbahen-me-7-qershor

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka caktuar 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë.

Haxhiu bëri të ditur se ky vendim vjen pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin, çka sipas saj e çon automatikisht vendin në zgjedhje të parakohshme brenda afateve kushtetuese.

“Siç jeni në dijeni, pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë dhe zgjedhjet duhet të mbahen brenda afatit prej 45 ditëve. Dje kam pritur në takim Kryesuesin Kreshnik Radoniqi, me të cilin kemi diskutuar për zgjedhjet. Ndërsa sot përmbylla takimin me përfaqësues të subjekteve politike. Dëgjova propozimet e partive për datën e zgjedhjeve. Pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të KQZ-së dhe rëndësisë së pjesëmarrjes, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 7 qershor”, tha Haxhiu.

Ajo shtoi se situata aktuale nuk është ajo që qytetarët kanë pritur.

“Kjo nuk është ajo çfarë qytetarët kanë dashur, pasi ata presin përbashkim, institucione stabile dhe jo të kundërtën e saj”, u shpreh ajo.

Haxhiu theksoi se vendi nuk ka kohë për të humbur dhe se përgjegjësia bie mbi të gjithë akterët politikë.

“Shumë punë kemi para vetes dhe nuk kemi komoditetin të humbim kohë. Në demokraci, kur rruga institucionale bllokohet, fjala i kthehet qytetarëve. Përgjegjësia është e të gjithëve”.

Në fund, ajo vlerësoi kapacitetin e Kosovës për organizimin e zgjedhjeve.

“Kosova ka dëshmuar se di të organizojë procese zgjedhore të lira, demokratike dhe të besueshme”, përfundoi Haxhiu.

Related posts

Analiza e VOA: Cilët janë protagonistët kryesorë në zgjedhjet kombëtare në Britani?

admin

Stoltenberg: Rusia ka humbur më shumë se 300 mijë ushtarë në Ukrainë

admin

J.D. Vance, ylli republikan në ngjitje, në qendër të vëmendjes në ditën e tretë të Kuvendit Republikan

admin