RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, KQZ jep të dhënat për orën e parë të votimeve

zgjedhjet-lokale-ne-shqiperi,-kqz-jep-te-dhenat-per-oren-e-pare-te-votimeve

Zgjedhjet lokale në Shqipëri kanë filluar me probleme teknike në të gjithë vendin që në orët e para.

Nga 61 bashki ku po zhvillohen zgjedhjet, në tre prej tyre, Vorë, Kamzë dhe Elbasan, do të ketë votim dhe numërim elektronik dhe rezultati pritet të dalë 30 minuta pas përfundimit të votimit të qytetarëve.

Në këto bashki ka pasur vonesa në proces, për shkak të mungesës së operatorëve që operojnë sistemin elektronik. Ardhja e tyre ka ndodhur me vonesë, gjë që bëri të ketë vonesa në gjithë procesin.

Një tjetër problem i paraqitur që në orën e parë të votimit është mosfunksionimi i pajisjes së identifikimit.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhje të Shqipërisë, Ilirjan Celibashi, nuk ka arritur të votojë për shkak të këtij problemi me ç’rast i është drejtuar institucionit që e udhëheq.

Siç raportohet problemi ende nuk është zgjidhur dhe pritet që të ketë vonesa për votim deri në tre orë.

Related posts

Pjesëmarrje e nivelit të lartë nga 78 vende në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Erdoğan

rezart morina

Mjekët pakistanezë në SHBA mblodhën mbi 365 mijë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi

admin

Grafite nacionaliste, analistët: Janë militariste dhe thirrje për dhunë

rezart morina