RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Mjekët pakistanezë në SHBA mblodhën mbi 365 mijë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi

mjeket-pakistaneze-ne-shba-mblodhen-mbi-365-mije-dollare-per-viktimat-e-termetit-ne-turqi

Mjekët pakistanezë që jetojnë në SHBA i dhuruan Turqisë më shumë se 365 mijë dollarë për shkak të tërmeteve në Kahramanmaraş, të cilësuara si “katastrofa e shekullit”, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate nga llogaria e Ambasadës së Turqisë në Washington në Twitter, ambasadori i Turqisë në Washington Hasan Murat Mercan dhe ambasadori i Pakistanit në Washington Mesud Khan morën pjesë në aktivitetin onlajn të organizuar nga Shoqata e Mjekëve të Pakistanit të Amerikës së Veriut.

“Falë vëllezërve tanë pakistanezë, më shumë se 365 mijë dollarë u mblodhën për ndihmën pas tërmetit në Turqi. Jemi mirënjohës për mbështetjen tuaj”, thuhet në deklaratë.

Këshilltarja për Arsim pranë ambasadës turke, Zeliha Koçak Tufan, në një postim të saj, duke cituar mesazhin në fjalë, tha: “Dhurim prej 365 mijë dollarësh nga mjekët pakistanezë në Amerikë! Çdo mjek që mori pjesë në takim dha mesazh vëllazërimi dhe solidariteti. Shumë prej tyre kanë dhuruar edhe më parë, përmes kanaleve të ndryshme. Pakistanezët janë ndër të parët që kanë marrë hap”.

Related posts

Ukraina: Rusia vazhdon të godasë rëndë rajonin e Donetskut

admin

Analiza/ Evropa po përballet me politika polarizuese dhe rritje të nacionalizmit! Kush parti pritet të fitojë më shumë vota në zgjedhjet për PE

admin

Dërgohet në mbajtje i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë, i konfiskohet dhe një revole

admin