RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zgjedhjet presidenciale në RMV, sot votojnë të sëmurët dhe të burgosurit

zgjedhjet-presidenciale-ne-rmv,-sot-votojne-te-semuret-dhe-te-burgosurit

Në Maqedoninë e Veriut, një ditë para zgjedhjeve të shtata presidenciale, ka nisur heshtja zgjedhore, e cila përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur edhe mbyllen vendvotimet.

Këtë vit, pasi mbahen zgjedhje të dyfishta, gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale, nuk do ketë ndërprerje të fushatës për zgjedhjet parlamentare, të caktuara për më 8 maj.

Zakonisht, një ditë para zgjedhjeve, votohet nga të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në Shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit jashtë vendit.

Votimi për president filloi me 191 anëtarë të këshillave zgjedhorë të shtunën të cilët udhëtuan për ta zbatuar votimin në diasporë.

Në përfaqësitë diplomatike dhe zyrat konsullare sot prej orës 7:00 deri në orën 19:00 sipas kohës lokale, në bazë të 2.571 paraqitjeve të pranuara të shtetasve tanë, votimi duhet të mbahet në Abu Dabi, ku janë paraqitur 26 shtetas për votim, në Beograd – 31, Berlin – 260, Bernë – 186, Bon – 164, Bruksel – 93, Uashington – 34, Venecie – 79, Vjenë – 123, Detroid – 34, Zagreb – 87, Kaberrë – 31, Kopenhagë – 74, Londër – 87, Lubjanë – 332, Munih – 166, Melburn – 64, Nju-Jork – 85, Osllo – 41, Paris – 44, Pragë – 52, Romë – 30, Stokholm – 85,Toronto – 117, Hagë – 65, Çikago – 88, Ankara – 18, Varshavë – 23, Madrid – 18, Pekin – 12 dhe Sofje – 22.

Pjesa tjetër e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë jashtë vendit të drejtën e vet të votës, mund ta realizojnë në vendvotimet në vend.

Rezultatet nga votimi i sotëm do të dihen nesër, së bashku me rezultatet nga votimi në vend.

Të drejtë vote në zgjedhjet e shtata presidenciale kanë 1.814.317 votues. Vendvotimet hapen në orën 07:00, ndërsa votimi zgjatë deri në orën 19:00 dhe votohet në 3480 vendvotime në tërë Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që janë gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj që janë të akredituar për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale.

Siç njoftohet në ueb faqen e KSHZ-së, deri më 19 prill janë akredituar 342 vëzhgues dhe përkthyes vendas dhe 568 të huaj, numri më i madh i të cilëve është nga OSBE/ODIHR – 375. Vëzhguesit vendorë më të shumtë do të jenë vëzhguesit e Shoqatës për zhvillimin e inovacioneve sociale “WAKE UP” – Shkup – 182.

Pos organizatave të akredituara për të vëzhguar Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 janë edhe Asociacioni qytetar CIVIL – Qendra për Liri – Shkup, Asociacioni për Promovimin dhe zhvillimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse – Kumanovë, Fondacioni Rom për Demokraci – Shkup, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës – komisioni Ad Hoc për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Instituti Kombëtar Demokratik për Punë të Jashtme , Uashington SHBA – dega e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qendra për Zhvillim e Sistemeve Zgjedhore, reformave dhe trajnimeve (qendra e trajnimit) e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Gjeorgjisë, Ambasada e Republikës Sllovake në Shkup, dhe Shoqata Evropiane për Dialog dhe Demokraci – Bergen, Norvegji.

Zgjedhjet për kreun e shtetit do të ndiqen nga 32 gazetarë të huaj, duke përfshirë agjencitë Reuters dhe France Press, Euronews Albania, European Press Photo Agency – EPA, Al Jazeera Balkans, Zëri i Amerikës – editoriali maqedonas, Top Kanal Albania – seksioni i Kosovës dhe të tjerë.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në vend do të mbahen më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm, së bashku me zgjedhjet parlamentare më datën 8 maj.

Related posts

Finlanda, Suedia dhe Turqia bisedime për zgjerimin e NATO-s në gusht

admin

Kosovë, presidentja Osmani takoi komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş

rezart morina

OKB: Thatësira shkakton zhvendosjen e mbi 1 milion somalezëve që nga janari i vitit 2021

admin