RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zhbllokohet CEFTA, Kosova nuk do të përfaqësohet më me emrin UNMIK

zhbllokohet-cefta,-kosova-nuk-do-te-perfaqesohet-me-me-emrin-unmik

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar për zhbllokimin zyrtar të Marrëveshjes së Tregtisë të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe se nga sot Kosova nuk do të përfaqësohet më me emrin UNMIK.

“Padyshim lajm i mirë për Kosovën dhe tërë rajonin: CEFTA është zhbllokuar dhe nga tash, Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj, siç do të duhej, dhe jo me UNMIK. Një hap i madh përpara për përfaqësim dhe pjesëmarrje të barabartë në këtë trup rajonal”, ka shkruar ai në Twitter.

Ky ndryshim, të cilin Kosova ka kohë që e kërkon, erdhi një ditë pasi Qeveria e Kosovës vendosi ta heqë ndalesën ndaj importit të mallrave serbe në pikëkalimi në Merdare.

Kosova u përball me trysni në javët e fundit për ta hequr ndalesën ndaj mallrave serbe, posaçërisht nga Gjermania.

Gjermania ka këmbëngulur se ndalimi i importit të mallrave nga Serbia dëmton Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe Procesin e Berlinit, një nismë që synon të ndihmojë zhvillimin ekonomik të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe t’i afrojnë ato me Bashkimin Evropian.

Related posts

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Somali

rezart morina

Jo vetëm Akropoli, Greqia mbyll disa atraksione turistike për shkak të temperaturave të larta

admin

Kurti në ShSKUK flet për djegien e veturës së drejtorit Vitija: Të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg

admin