RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti në ShSKUK flet për djegien e veturës së drejtorit Vitija: Të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme e ka nisur me një vizitë në ShSKUK.

Gjatë takimit me udhëheqësit e këtij institucioni, Kurti ka përmendur djegien e veturës së drejtorit të njësisë së auditimit të brendshëm të ShSKUK-së.

Kurti ka thënë se dy kompanitë që janë përgjegjëse për sigurimin fizik dhe mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre.

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në ShSKUK/ Foto: Albin Kurti, Facebook

“Një herë me 19 gusht dhe pastaj sërish me 7 tetor iu dogj vetura Drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija. Pas një pune intensive të tij janë gjetur shkelje të shumta të dokumentuara në raport përkatës.

Dy kompanitë, “Security Code”, përgjegjëse për sigurimin fizik dhe “Quantic”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre. E para, sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofroj sigurinë e veturës së z. Vitija, kurse tjetra edhe pas dy jave nuk ka arritur t’i rikthej në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga “vetëtima””, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg, e jo jashtë tij ku lirinë e përdorin si mundësi për të përsëritur krimin.

Related posts

Gjoba prej 454 milionë dollarë, ja çfarë vendosi Gjykata e Apelit për ish-presidentin Trump

admin

Stano: BE-ja, bashkë me Kosovën dhe Serbinë, ndërmarrin hapat drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

admin

2022-shi viti më i nxehtë në historinë e Francës

admin