RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zhduken dy persona në Gjilan

zhduken-dy-persona-ne-gjilan

Janë raportuar të zhdukur dy persona në Gjilan.

Njëri rast është raportuar në fshatin Bresalc, ku një person ka thënë se bashkëfshatari i tyre prej rreth 3 muajve s’është parë në fshat e as qytet.

Ndërkaq, në rastin e dytë, babai ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë, mirëpo s’dihet më për vendndodhjen e saj, raporton teve1.info.

“Fsh. Bresalc, Gjilan 29.03.2024 – 13:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëfshatari i tyre mashkull kosovar, prej rreth tre muajve nuk është parë në fshat dhe as qytet. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

“Fsh. Vërbicë e Zhegocit, Gjilan 29.03.2024 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet tutje./

Related posts

Arrestohet shoferi i autobusit në të cilën u aksidentua vetura në Podujevë

admin

Skandal diplomatik/ Vjosa Osmanit tentohet ti merret celulari në aeroportin e Shkupit. Përplasje fizike mes truprojave dhe…

admin

Një person në Prishtinë humb jetën në vendin e punës

Muhamet Ramadani