RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zhduket një person në Liqenin e Batllavës, FSK nis operacionin e kërkim-shpëtimit

zhduket-nje-person-ne-liqenin-e-batllaves,-fsk-nis-operacionin-e-kerkim-shpetimit

Ekipi i Kërkim-Shpëtimit në ujëra i Forcës së Sigurisë së Kosovës do t’i bashkohet operacionit për gjetjen e personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës.

Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar Vëllazërim Qerimi nga FSK-ja i cili theksoi se, pas pranimit të informacionit nga Qendra e Situatave e Republikës së Kosovës, ekipi i kërkim-shpëtimit do të nisë operacionin për lokalizimin e personit të raportuar të zhdukur.

Qerimi poashtu bëri të ditur se operacioni do të zhvillohet në koordinim me institucionet e tjera të angazhuara në terren, të cilat tashmë kanë nisur kërkimet.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 13:00 është pranuar një informatë se një person ka hyrë në ujë dhe më pas nuk është parë të dalë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana i cili tha se menjëherë pas pranimit të njoftimit, policia ka angazhuar njësitë relevante, si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, për të bërë lokalizimin e personit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është ende në zhvillim, ndërsa për rastin priten informacione të tjera në vazhdim.

Related posts

Lënia e duhanit mund të përmirësojë shëndetin mendor

admin

“Gratë ka të ngjarë të përballen me rreziqet më të larta të infeksionit me Ebola në epideminë aktuale”

RTI

Franca ndalon mjetet piroteknike për festën kombëtare, pas trazirave

admin