RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zhvillimet në veri, reagon NATO: Institucionet e Kosovës ta shtensionojnë situatën menjëherë

zhvillimet-ne-veri,-reagon-nato:-institucionet-e-kosoves-ta-shtensionojne-situaten-menjehere

Aleanca ushtarake e NATO-s i bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të shtensionojnë menjëherë situatën në veri të shtetit, një ditë pas përplasjeve mes Policisë së Kosovës dhe grupeve lokale të serbëve.

Në një reagim në Twitter, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka thënë që KFOR-i do të jetë vigjilent dhe do të ofrojë mjedis të sigurt në veri.

“Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi në Twitter ajo.

Related posts

Qeveria ndan 1.7 milionë euro si mbështetje për bizneset

admin

Rrjolli, simptomë e sëmundjes që tregon sa larg BE-së jemi

RTI

Australia padit Telegramin për shkak të dështimit të dyshuar për heqjen e videove terroriste

Muhamet Ramadani