RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zjarr masiv në një fabrikë këpucësh në Kinën lindore, të paktën 28 të vdekur

zjarr-masiv-ne-nje-fabrike-kepucesh-ne-kinen-lindore,-te-pakten-28-te-vdekur

Të paktën 28 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr masiv përfshiu një fabrikë këpucësh në provincën lindore kineze Fujian të enjten, sipas gazetës South China Morning Post, transmeton Anadolu.

Zjarri u raportua në fabrikën e këpucëve Huiteng Shoes, në fshatin Jiangtou të qytezës Chendai, pranë Jinjiangut.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale shfaqin flakë të mëdha dhe tym të dendur të zi që del nga ndërtesa, ndërsa disa persona të bllokuar në çatinë e objektit kërkojnë ndihmë duke bërë shenja.

Presidenti Xi Jinping urdhëroi një përpjekje “të gjithanshme” për shpëtimin dhe trajtimin e viktimave, si dhe hetimin e shkaqeve të zjarrit.

Related posts

Irani i gatshëm për kompromise për marrëveshje bërthamore me SHBA-në

Muhamet Ramadani

Qytetarët të bllokuar në kufi prej 12 orësh, politikanët e Kosovës reagojnë pas “hakmarrjes” së Serbisë: Kjo çmenduri duhet të ndalet tani!

admin

Zelenski: “Afër” një marrëveshjeje për mekanizmin e mbikëqyrjes së armëpushimit! Çështja territoriale mbetet e hapur

admin