RTV AHIRETI
Uncategorized

Zjarr prej dy ditësh në afërsi të Volljakut, nga fshati kërkohet ndërhyrje urgjente –

zjarr-prej-dy-ditesh-ne-afersi-te-volljakut,-nga-fshati-kerkohet-nderhyrje-urgjente-–

Një zjarr që ka përfshirë një zonë në afërsi të Volljakut, në komunën e Klinës, po vazhdon prej dy ditësh.

Përmes një postimi të bërë nga banorët e fshatit, është kërkuar ndërhyrje urgjente nga organet kompetente, përfshirë zjarrfikësit, Komunën e Klinës dhe institucionet tjera përgjegjëse.

Sipas postimit, zjarri ka përfshirë zonën nga Qestati deri te Fusha e Mullinit, duke paraqitur rrezik për natyrën, pronat dhe banorët e zonës.

Banorët kanë bërë apel që ekipet profesionale të ndërhyjnë sa më shpejt dhe me kapacitetet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit, para se situata të përkeqësohet.

Po ashtu, qytetarëve që ndodhen në zonë u është bërë thirrje të tregojnë kujdes dhe të mos rrezikojnë jetën duke tentuar të ndërhyjnë pa pajisje dhe pa koordinim me ekipet profesionale.





Related posts

Minority-Serving Institutions in Engineering: Degrees Awarded by Gender

Helmohen sërish disa studentë në Akademinë e Sigurisë në Shqipëri, rreth 30 persona përfundojnë në spital

Kushtrim Guraj

Institucionet e sigurisë në Kosovë forcojnë aftësitë përmes trajnimit të SHBA-së

Kushtrim Guraj