Zjarret në Greqi kanë filluar t’i afrohen një aeroporti ushtarak në qytetin Elefsina afër Athinës, transmeton Anadolu.
Një zjarr pyjor që shpërtheu gjatë fundjavës në Greqinë verilindore ka marrë vrull për të katërtën ditë me raportime për një tjetër zjarr që shpërtheu në një qytet pranë Athinës.
Sipas departamentit të zjarrfikësve, zjarre të tjera shpërthyen në Aspropyrgos pranë Athinës.
Zjarri i dytë filloi t’i afrohet aeroportit ‘Elefsina’ dhe zjarrfikësit menjëherë u vendosën për të parandaluar zjarrin të arrijë në zonë.
Disa zona të banuara në Aspropyrgos gjithashtu u evakuuan.
Zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësve, Vassilis Vathrakogiannis, për transmetuesin publik ‘ERT’ tha se brigada ka ndërhyrë në 63 zona në 24 orët e fundit.
Vathrakogiannis shtoi se Republika Çeke, Kroacia, Gjermania dhe Serbia kanë ofruar ndihmë.
Sipas raporteve në media, tymi nga zjarret mbuloi 110 mijë metra katrorë.
Sipas gazetës ‘Kathimerini’, herët mëngjesin e sotëm mbi 60 pacientë po ashtu u evakuuan nga një spital në një traget në Alexandropolis.
Zëdhënësi i një brigade të zjarrfikësve, Ioannis Artopios, tha se erërat e forta po e bëjnë të vështirë shuarjen e zjarreve.