RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macron dhe Modi diskutojnë mbi pasojat destabilizuese të luftës Rusi-Ukrainë

macron-dhe-modi-diskutojne-mbi-pasojat-destabilizuese-te-luftes-rusi-ukraine

Sipas një deklarate nga pallati Elysee, Macron dhe Modi diskutuan mbi luftën Rusi-Ukrainë dhe pasojat destabilizuese të luftës për pjesën tjetër të botës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, kanë zhvilluar një bisedë telefonike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga pallati Elysee, në bisedën telefonike të zhvilluar dje, Macron dhe Modi diskutuan mbi luftën Rusi-Ukrainë dhe pasojat destabilizuese të luftës për pjesën tjetër të botës.

Macron ka folur për vendosmërinë e Francës për të vazhduar mbështetjen e saj ndaj Ukrainës dhe se liderët janë shprehur se janë dakord për të punuar së bashku që kjo luftë të përfundojë.

Në deklaratë bëhet e ditur se Macron ka vënë theksin mbi rëndësinë e punës së koordinuar të komunitetit ndërkombëtare përballë krizës ushqimore dhe se dy liderët krahas marrëdhënieve Francë-Indi kanë diskutuar problemet në rajonin Indo-Paqësor dhe situatën në Sri Lankë.

Ndër të tjera njoftohet se Macron ka vënë në dukje mbështetjen e plotë të Francës për objektivat klimatike të Indisë. /aa

Related posts

Trupat izraelite kalojnë lumin Litani në Liban, rriten tensionet me Hezbollahun

RTI

Bullgaria, vendi me konsumin më të lartë të duhanit në BE, Suedia më të ulëtin

admin

“Prioritet, zgjerimi i BE”- Von der Leyen kritikon Viktor Orban për vizitën në Moskë: I ashtuquajtur mision paqeje ishte…

admin