Nga Mati në Lezhë, Fier, Vlorë e më tej në Gjirokastër… zjarret e ndezura kryesisht në korrik e gusht dogjën rreth 42 mijë hektarë me pyje dhe shkurre. Kjo është sipërfaqja më e madhe e djegur në dekadën e fundit.
Në krahasim me 2023-sin, zjarret në 8 muaj të këtij viti kanë djegur gati 4-fish më shumë sipërfaqe.
“Nëse do t’i kishim paraprirë situatës me masa mbrojtëse , sipërfaqja e djegur do të ishte ndjeshëm më e ulët. Si çdo vit përballemi me zjarre dhe kosto të mëdha për shkak të neglizhencës”, thotë Abdulla Diku, ekspert i pyjeve.
The post Zjarret në Shqipëri, dëmi shkon në mbi 260 milionë euro first appeared on Radio Televizioni Iliria.