RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zjarri i rëndë në Hong Kong: 44 të vdekur, qindra të zhdukur

zjarri-i-rende-ne-hong-kong:-44-te-vdekur,-qindra-te-zhdukur

Një zjarr i madh përfshiu të mërkurën pasdite një kompleks banimi në lagjen Tai Po, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë.

Autoritetet konfirmuan se deri të enjten në mëngjes, 44 persona kanë humbur jetën, ndërsa 279 rezultojnë ende të zhdukur. Po ashtu, 29 persona janë shtruar në spital, prej të cilëve shtatë në gjendje kritike.

Sipas mediave lokale, afro 24 orë pas shpërthimit të zjarrit, ekipe zjarrfikëse vazhdojnë të luftojnë me flakët në disa pjesë të ndërtesës 31-katëshe. Zyrtarët e zjarrfikësve thanë se temperaturat ekstreme dhe errësira po pengojnë ekipet të arrijnë katet e sipërme.

Ky është zjarri më vdekjeprurës në Hong Kong që nga viti 1962, kur një tjetër zjarr në distriktin Sham Shui Po shkaktoi 44 viktima. /mesazhi

Related posts

Kongresistët amerikanë kërkojnë që takimi i OSBE-së të mos mbahet në Serbi, por në Karolinën e Jugut

Hevzi

Shtëpia e Bardhë: Irani po ndihmon Rusinë të ndërtojë një objekt dronesh

Muhamet Ramadani

Parlamenti izraelit miraton projektligjin për shpërbërjen në lexim paraprak

Kushtrim Guraj